Kush jemi ne?

Ne jemi ata që sektorin e pronave dëshirojmë ta transferojmë në internet, ku përdoruesit po shtohen dita ditës dhe dalë nga dalë po hzn në çdo hapsirë të jetës tonë. Jo vetëm kaq po ne po mundohem të përdorim të gjitha mundësitë teknologjike të informacionit që tu shërbejmë klientëve tanë ashtu siç i takon shekullit tonë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e internetit.

Cilat janë shërbimet tona?

Qëllimi ynë

Të mbledhim të gjitha njoftimet e pronave nën një çati dhe klientëve të ndyshëm tu ofrojmë shërbimin e kërkimit të pronave në mënyrë që për pak sek të gjejnë informacionin që dëshirojnë.Të jemi operatori i parë i këtij shërbimi të këtij lloji në treg dhe të kënaqim përdoruesit dhe klientët tanë në mënyrën më të mirë.

Vizioni

Në sektorin e pronave të jemi emri që vjen më parë në mendjen e njerëzve, shërbimi më i mirë dhe risija më e mirë shqiptare.

Pse jemi ndryshe?

Me një staf të kualifikuar në këtë fushë me eksperiencë dëshirojmë që të jemi pranë të gjithëve atyre që fishekun e artë të blerjes së shtëpisë e përdorin vetëm një herë të mos gabojnë apo të pendohen për goditjen që kanë bëre. Ne mundohemi të përdorim të gjitha metodat e mundëshme shkencore për një marrejen e një vendimi sa më të saktë. Për çdo këshillim të mundëshëm jemi të hapur të na kontaktoni.